Në fshatin Vlashnjë së shpejti nis ndërtimi i xhamisë së re – thirrje për kontribut nga komuniteti

Opoja.net Opoja.net Kosova

Me iniciativën e Bashkësisë Lokale dhe me përkrahjen e banorëve të zonës, në fshatin Vlashnjë ka nisur zyrtarisht projekti për ndërtimin e një xhamie të re. Kjo nismë, e cilësuar si një hap i rëndësishëm për jetën shpirtërore dhe shoqërore të komunitetit, pritet të shërbejë si vend adhurimi, edukimi dhe bashkimi për të gjithë besimtarët.

Kryetari i Bashkësisë Lokale, Petrit Hoxha, në një deklaratë publike, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme dhe u bëri thirrje të gjithë besimtarëve dhe njerëzve të vullnetit të mirë që të kontribuojnë në këtë projekt të rëndësishëm. Kontributet mund të jepen në forma të ndryshme: ndihmë financiare, materiale ndërtimi apo angazhim fizik në punimet e xhamisë.

“Xhamia është vendi më i dashur për Allahun në këtë botë. Ndërtimi i saj është një vepër që sjell shpërblim të madh, dhe çdo ndihmë, sado e vogël, është një gur në themelin e kësaj shtëpie të Zotit që do t’i shërbejë brezave të ardhshëm,” u shpreh Hoxha, duke cituar edhe fjalët e profetit Muhamed: “Kush ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu do t’i ndërtojë atij një shtëpi në Xhenet.”

Për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë apo të marrin më shumë informacion rreth projektit dhe mënyrave të ndihmës, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt Kryesinë e Xhamisë në Vlashnjë./tvprizreni.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-