Muzeu Etnologjik është në themelim e sipër në komunën e Dragashit.
Kështu ka bërë të ditur Sali Shoshi nga Organizata Suedeze Trashëgimia Pakufij. Ai ka thënë se muzeu po themelohet prej vet banorëve të Dragashit.
“Ata po i falin Muzeut, eksponatet tyre familjare për t’i lënë ato me folë për t’kaluarën e krejt kësaj krahine t’pasur etnografike. Sot, aty janë mbledhë qindra eksponate, që shpejt kanë me u bo të vizitushme për publikun”, ka shkruar Shoshi në facebook.
Ai konsideron se e mira e krejt kësaj pune është që Muzeu po themelohet në një ndërtesë të braktisur publike, gati duke u rrëzua.
“Sot, krenar që ndërtesa ka shpëtua, iu ka dhënë një funksioni i ri, dhe aty ka me u thënë tregimi për krahinën e Dragashit. Fort krenar me koleget e CHwBs”, është shprehur Shoshi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.