Në bazë të statistikave zyrtare të publikuara nga institucionet shtetërorë, Komuna e Dragashit në nivel të Kosovës, ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë.
Nga këto të dhëna, për 7 vite, nga viti 2010 deri 1016, në komunën tonë janë raportuar 1,523 raste vdekje, me një mesatare prej 200 vdekjesh në vit.
Po sipas këtyre të dhënave, nga të ndjerët, 970 prej tyre janë shqiptarë, 465 boshnjak, ndërsa 87 kanë pasur përkatësi tjetër etnike.
Statistikat e vdekjeve në komunën e Dragashit, 2010-2016
Raporti thotë se nga banorët e komunës sonë që ndërruan jetë në periudhën 2010-2016, 1,105 prej tyre vdiqën në shtëpi, ndërsa 405 në spital/maternitet, 13 në vende tjera.
Sa u përket gjinive, nga të ndjerët 801 ishin meshkuj, ndërsa 722 femra. /Opoja Sot
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.