Vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës është miratuar ligji për kompensim shtesë të punonjësve të arsimit në pension, të cilët dhanë kontributin e tyre gjatë viteve 1990/1991 deri më 1998/1999.
Sipas të dhënave nga Agjencioni i Statistikave i Kosovës, numri i përfituesve nga kjo skemë pensionale në komunën e Dragashit, gjatë nëntë muajve të fundit të vitit 2020, nga janari deri në shtator, ka variuar nga 123 deri në 129.
Shuma e të hollave me të cilat kompensohen punonjësit e arsimit të viteve ’90, është e përcaktuar në ligjin për komensim me përqindje, në bazë të numrit të viteve të shërbimit (shih foton e mëposhtme)./Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.