Në Dragash është shfaqur kartëmonedha prej 20 eurosh që dyshohet të jetë false.
Policia e Kosovës, në raportin e saj të sotshëm, thekson se dje, në orën 9 e 30 minuta një mashkull, shqiptar dhe shtetas i Kosovës, kishte raportuar për një kartëmonedhë 20 eurosh, që dyshon të jetë falëse.
Tani me rastin po merret njësiti përkatës policor, thuhet në raport, në të cilin nuk thuhet nëse është arrestuar ndokush.
© Opoja.net
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.