Superylli i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe ka reaguar për herë të parë pas dështimit në finale të Kupës së Botës nga Argjentina.
Franca u mposht 4:2 vetëm pas penalltive në finale nga Argjentina, duke mos arritur të triumfojë për herë të dytë rresht në Botëror, shkruan Demokracia.com.
Futbollisti këmbëshpejt që regjistroi “het-trik” në finale nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetet sociale ka shkruar disa fjalë.
“Ne do të kthehemi” – ka shkruar shkurtimisht Mbappe.
Nous reviendrons. pic.twitter.com/Ni2WhO6Tgd
— Kylian Mbappé (@KMbappe) December 19, 2022
Mbappe ishte ndër më meritorët që Franca arriti në finale. Ai ndaj Argjentinës arriti që me dy gola të shpejt në 10 minutat e fundit ta dërgonte ndeshjen në vazhdime./Demokracia.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.