Në Degën e Gjykatës Themelore të Prizrenit në Dragash, lëndët kryhen mbrenda vitit

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Dega në Dragash e Gjykatës Themelore në Prizren, i kryen brenda vitit të gjitha lëndët e ardhura. Gjatë vitit 2016 tre gjyqtarë të kësaj Komune në jug të vendit i kanë kryer 6956 lëndë nga 5594 lëndë të ardhura në vitin 2016 dhe 1362 lëndë të bartura nga viti paraprak.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren Ymer Hoxha, gjatë publikimit të raportit të punës tha se gjendja më e mirë është në Dragash. “Në Dragash sa lëndë vijnë edhe kryhen” tha ai.

Por gjendja nuk vlerësohet e njëjtë edhe në Degën në Suharekë të Gjykatës Themelore ku numri i lëndëve të bartura rritet për mungesë të gjyqtarëve të mjaftueshëm.

“Në Suharekë nuk e kemi gjendjen mirë, ka rritje të lëndëve në Departamentin e përgjithshëm në lëmin penale për shkak të mungesës së gjyqtarëve” shprehet Hoxha.

Gjashtë gjyqtarë, në Degën në Suharekë të Gjykatës Themelore të Prizrenit gjatë vitit 2016 kanë pas në punë gjithsej 34 533 lëndë. Nga ky numër i përgjithshëm, lëndë të ardhura në vitin 2016 janë 19 849 ndërsa lëndë të trashëguara 15 044.

Në raportin e publikuar të Gjykatës Themelore në Prizren për punën e Degës në Suharekë thuhet se 6 gjyqtarë të kësaj Dege gjatë vitit 2016 kanë punuar, 17 212 lëndë ndërsa lëndë të mbetura janë 17 321.

Numri i lëndëve të mbetura në krahasim me vitin e kaluar është për mbi 2000

Nga shpalosja e këtyre shifrave kuptohet se numri i lëndëve të bartura në Komunën e Suharekës vazhdon të shtohet edhe më tej.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-