Boza është pije e njohur bulmeti që përdoret dhe fitohet në këto vende si Kazakistani, Turqia, Kirgistani, Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Maqedonia etj.
Ka disa lloje dhe mënyra të përgatitjes së saj.
Boza është pije e ëmbël që prodhohet nga mielli i misrit. Është e përhapur në shumë nga vendet e Ballkanit dhe njihet si një pije me vlera ushqyese. Boza shqiptare është më e verdhë dhe më e ëmbël se llojet e tjera të bozave që prodhohen në Ballkan e vende të tjera.
Në turqi fementohet nga gruri, me kanellë dhe leblebia.
Në Maqedoni boza është me e hollë dhe me ngjyrë më të çelët, ndërsa më e ëmbël në shije.
Në një litër bozë gjenden mijëra kalori, katër lloje të vitaminës A dhe B, dhe vitamini E. Dhe pasi që ka acid laktik, ndihmon edhe në tretje.
Ndërsa preferohet të përdoret nga lehonat, pasi që stimulon prodhimin e qumështit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.