Në Blaç do të fillojë rregullimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Komuna e Dragashit ditën e djeshme ka nënshkruar kontratën me kompaninë Alfa-Ing N.P.N, e cila do ta bëjë rregullimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në fshatin Blaç. Vlera e kontratës është 49 mijë e 221.50 euro.

Në përshkrimin e punëve në njoftimin për dhënien e kontratës, Komuna ka shkruar se kompania fituese e tenderit do të bëjë demolimin e elementeve të betonit përgjatë trupit të rrugës 3850 metër katrorë, punët e dheut do të jenë deri në sasinë 3 mijë metër kub, do të ndërtohen 9 puseta nga betoni, do të bëhet hidroizolimi i rezervuarit ekzistues prej 20 metër katrorë, si dhe furnizim, transport dhe punë të tjera.

Sipas kontratës së nënshkruar dje, kompania kontraktuese pritet t’i fillojë punimet pesë ditë pas nënshkrimit të kontratës, nëse kushtet atmosferike vlerësohen si të favorshme./Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-