Isa Mustafa ish kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të udhëtojë gjatë javës në Hagë për të vizituar ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Këtë e kanë thënë burime të Gazetës, por nuk kanë treguar nëse Mustafa do të takojë edhe Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.
Mustafa sipas këtyre burimeve do t`i takojë vetëm ish presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.
“Gjatë javës ai pritet të udhëtoj në Hagë për vizitë te Thaçi e Veseli. Më shumë kohë do të qëndroj me Thaçin e më pak kohë me Veselin”, ka thënë një burim i afërt me ish kryetarin e LDK-së. Kjo vizitë e ish kryetarit njëherit ish kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa do të bëhet në kohën kur Thaçi dhe të tjerët i bëjnë 2 vjet që nga nisja drejt Dhomave të specializuara nën akuzat se kinse kanë kryer krime lufte gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.