Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë Qerkin Krasniqi nga fshati Buqe i komunës së Sharrit, i cili ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qerkin Krasniqi ishte vëllai i dëshmorit Tasim Fadil Krasniqit.
Për vdekjen e tij ka njoftuar dhe bashkëluftëtari Zafir Berisha.
“Shpirti juaj meriton të pushoj i qetë në dheun e Kosovës për të cilën bëre shumë. Do të mbetesh i paharruar për gjithë shokët e luftës, ishe shembull në Br 125 të ZOP”, thuhet tutje në njoftimin e tij teksa ngushëllon familjen dhe bashkëluftëtarët e UÇK-së.

/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.