NASA publikon tingujt e parë të regjistruar në Mars

Opoja.net Opoja.net Kuriozitete

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka publikuar një regjistrim audio të erërave marsiane dhe tingullin e një lazeri drejtuar një shkëmbi. Ato u regjistruan nga sonda Perseverance, ndërsa filloi për herë të parë të përdor instrumentet e saj shkencore të sofistikuara.

Regjistrimet, të publikuara nga NASA të mërkurën, u bënë nga instrumenti SuperCam i sondës, i krijuar nga bashkëpunimi mes Laboratorit Kombëtar Los Alamos (ILANL) në New Mexico dhe agjencisë hapësinore franceze, Qendra Kombëtare e Studimeve Hapësinore (CNES).

Instrumenti është montuar në direkun e sondës dhe përmban një kokë 5.6 kilogramëshe me sensorë që mund të kryejë pesë lloje analizash për të studiuar gjeologjinë e Marsit dhe për të ndihmuar shkencëtarët të zgjedhin se nga cilët shkëmbinj duhet të merren mostra në kërkim të shenjave të jetës, raporton zëriiamerikës.

Sonda lëshoi impulse lazeri në një shkëmb rreth tre metra larg, të cilat mund të dëgjohen në regjistrime si tinguj klikimi. Shkencëtarët do të jenë në gjendje të studiojnë ndryshimet në intensitetin e tingujve për të dhënë informacion në lidhje me strukturën fizike të objekteve dhe nëse ata janë kandidatë të mirë për analiza më nga afër.

Regjistrimet janë pjesë e kontrolleve të integritetit të sistemit që kryhen për t’u siguruar që të gjitha instrumentet funksionojnë siç duhet.

Që kur sonda Perseverance, me madhësinë e një automobili, zbarkoi në Mars më 18 shkurt, ajo ka kryer kontrolle për të gjitha sistemet dhe nënsistemet e tij. Të dhënat e hershme nga testet e instrumentit SuperCam – përfshirë tingujt nga Planeti i Kuq – kanë qenë intriguese.

Shkencëtarët shpresojnë të gjejnë gjurmë biologjike të ngulitura në mostrat e mbetjeve antike që sonda Perseverance do të nxjerrë nga shkëmbinjtë marsianë për analiza të ardhshme kur të jenë marrë në Tokë. /Gazeta Sinjali/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-