Agjencia Amerikane e Hapësirës ka publikuar video pamje të paprecedentë të uljes së anijes kozmike, Perseverance në planetin e Marsit.
Rover u dërgua në Mars i zbukuruar me kamera, shtatë prej të cilave ishin dedikuar regjistrimit të uljes, raporton bbc, transmeton Gazeta Sinjali.
Imazhet e tyre përfaqësojnë reagime jetike të inxhinierëve ndërsa ata kërkojnë të përmirësojnë më tej teknologjitë e përdorura që të vendosin sonda në sipërfaqen e planetit të Kuq.
Anija kozmike më e përparuar hyri javën e kaluar në atmosferën e Marsit dhe më pas u ul në mënyrë të sigurt në Liqenin Krater pas gati shtatë muajsh udhëtimi, duke filluar një kërkim për prova të jetës antike mikrobiologjike në Planetin e Kuq.
Ajo duhej të kryente një seri komplekse manovrash në mënyrë perfekte dhe të ngadalësohej kur zbriste për të shmangur rreziqet sipërfaqësore dhe të vendoste lehtë roverin në gjashtë rrotat e tij.
Inxhinierët e NASA-s, procesin e uljes në Mars të anijes kozmike me shaka i cilësuan si “shtatë minuta frike”
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.