NASA lëshon një raketë drejt Hënës

Opoja.net Opoja.net Teknologji

Misioni historik Artemis i ka nisur zyrtarisht, me lëshimin e raketës masive në orët e para të mëngjesit të 16 nëntorit, pas disa muajsh shtyrje për shkak të problemeve teknike që ishin hasur nga Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës Ajrore.

Raketa 98 metra e lartë u lëshua nga baza ajrore e Floridas, në mes të errësirës, duke ndriçuar qiellin dhe gjithçka kishte përreth.

Anija kozmike Orion, e cila është pika kryesore e misionit, do të orbitojë satelitin natyror të Tokës, Hënën, për 25 ditë, për t’u kthyer më pas në tokë në 11 dhjetor dhe për të përmbyllur misionin e parë Artemis – më i rëndësishme mision hënor që prej zbritjes së parë në të nga njerëzimi në vitin 1969.

“Ne do të kthehemi në Hënë pas 50 vjetësh, për të qëndruar, për të mësuar të punojmë, të krijojmë, të zhvillojmë teknologji të reja dhe sisteme të reja dhe anije të reja kozmike për të shkuar në Mars”, tha administratori i NASA-s, Bill Nelson, duke shpjeguar qëllimi i programit Artemis në një intervistë me “Newsweek” në fillim të këtij viti.

Pavarësisht faktit se momentalisht, ky projekt nuk imponon edhe pjesëmarrjen direkte të njerëzve brenda anijes kozmike, pritet që në vitin 2024, misionet e NASA-s të jenë më të ndërlikuara dhe të përfshijnë edhe ekuipazhe astronautësh në to.

“Gjithçka po bëjmë me këtë mision, Artemis I, është të shohim se çfarë shkon mirë e çfarë shkon keq. Kështu, do të kemi mundësi të përmirësojmë gjithë teknikalitetet dhe të minimizojmë rrezikun për misionin e ardhshëm, me njerëz në bord, Artemis II”.

Kështu shpjegoi astronauti Randy Bresnik, sa i përket misionit.

E vetmja gjë që pritet tashmë, janë rezultatet konkrete

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-