Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se pjesa më e madhe e mësimdhënësve kanë qenë në vendet e tyre të punës të shtunën, për të kompensuar orët e humbura si pasojë e grevës, ani pse mësimi nuk është mbajtur në të gjitha shkollat e Kosovës.
Ajo ka thënë se nuk beson që do të ketë ndalesa në pagat e mësimdhënësve, por që sot gjatë ditës priten të mblidhen të dhënat për mbajtjen e mësimit ditën e shtunë.
Ajo para medieve ka shtuar se realizimi i mësimit në disa shkolla nuk ka shkuar sipas planifikimit, për shkak të mungesës së informacionit.
Pas certifikimit të 20 drejtorëve të shkollave dhe koordinatorëve për sigurimin e cilësisë, Nagavci ka përsëritur domosdoshmërinë për zëvendësimin e orëve.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se sigurimi i cilësisë është prioritet i qeverisë. Sipas saj sigurimi i cilësisë është shumë i rëndësishëm për Ministrinë dhe është një nga prioritetet i qeverisë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.