Prishtina e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll këtë edicion, raporton Demokracia.com.
Skuadra kryeqytetase ka triumfuar 73:54 në finale kundër Trepçës në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Ky është trofeu i tetë i Superkupës së Kosovës për klubin “bardhekaltër”.
Pas përfundimit të përballjes, faqja zyrtare e KB Prishtinës ka reaguar me një postim interesant.
“Na s’i dojna kupat, kupat na dojnë neve” – shkruhet në postimin e KB Prishtinës ku njoftohet rezultati final i sfidës finale.
Kjo ndeshje finale u përcoll me incidente, ku dy tifozeritë “Plisat” dhe “Torcida” u përplasën duke hedhur mjete piroteknike, shpërthyese e gjësende në drejtim të njëra-tjetrës në sallë, pas përfundimit të pjesës së parë.
Me ç’rast, Policia e Kosovës mori vendim të zbraz tribunat, teksa u vonua edhe fillimi i pjesës së dytë për shkak të situatës së krijuar./Demokracia.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.