Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, ka qenë laureat i vitit 2022 i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Muriqi fitoi “Çmimin Special” nga KOK-u.
Ai me këtë rast me anë të një videoje i ka falënderuar ata për vlerësimin.
Anëtari i Mallorcas tha se shpreson që Spanja një ditë ta njeh Kosovën.
“Me këtë fuqi dhe kurajo që kam, shpresoj të ndihmoj shtetin tim, që Spanja një ditë të na njoh edhe si shtet”, tha Muriqi.
28-vjeçari është një nga futbollistët kryesorë të ekipit spanjoll.
Sulmuesi kosovar këtë edicion i ka realizuar 10 gola.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.