Murati pret në takim vajzën e Madeleine Albright

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur sot në takim shefen ekzekutive të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, Alice Albright.

Përgjatë takimit, Murati e falënderoi Albright për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë amerikane në fushën e energjisë, duke shprehur gatishmërinë e tij për të thelluar edhe më tej këtë bashkëpunim.

Albright, në anën e saj, u shpreh se një investim i tillë në Kosovë po bëhet në kohën e duhur, duke konsideruar zhvillimet e fundit me krizën globale energjetike.

Ministri theksoi se ministria që ai drejton mbetet e përkushtuar në mbështetjen e projektit Kompakt, i cili është i një rëndësie tejet të veçantë për qëndrueshmërinë e sektorit energjetik në vend, veçanërisht në diversifikimin e burimeve energjetike.

Albright shprehu gatishmëri të plotë për bashkëpunim të afërt drejt zbatimit sa më të shpejtë të marrëveshjes, dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave në fushën e energjisë, siç edhe parashihet me programin Kompakt.

Programi Kompakt zbatohet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit dhe kap vlerën prej 236.7 milionë dollarë amerikan.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-