Murati del me një njoftim për familjet që kanë aplikuar në subvencionimin e energjisë elektrike

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dalë me një njoftim për të gjitha familjet që kanë aplikuar në programin e subvencionimit të tarifave të energjisë elektrike për familjet e cënueshme.

Ai thotë se një numër i caktuar i aplikimeve që kanë pranuar, janë familje me vetëm 1 anëtar, që nënkupton se kryefamiljari që ka aplikuar ka harruar të shtojë anëtarët e tjerë të familjes, gjatë plotësimit të formularit.

“Meqenëse lartësia e subvencionit përcaktohet edhe nga numri i anëtarëve të familjes, është e rëndësishme që në formularin e aplikimit të shtohen të gjithë anëtarët me të cilët banoni aktualisht”, thotë Murati.

Ai njofton se të gjithë ata që kanë harruar të shtojnë anëtarët tjerë të familjes, e kanë mundësinë që t’a përmirësojnë këtë duke përditësuar aplikimin e tyre në eKosova.

“Për t’u marrë parsysh në muajin vijues, përditësimi duhet të bëhet më së largu me 30 nëntor 2024. Anëtarët mund të shtohen tek pjesa e paraqitur si në vijim, dhe pasi të keni përditësuar numrin e anëtarëve,  e ri-dërgoni aplikimin tuaj duke klikuar “Apliko””, thotë tutje.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-