Të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, ka qenë e paraparë të mbahet një seancë për dhunë në familje.
Mirëpo, për shkak të mungesës së të pandehurit, seanca është shtyrë për 12 maj 2020, në ora 14:00.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar gjyqtarja mbikëqyrëse e kësaj gjykate, Sabaheta Kurteshi.
“Nuk patëm kushte ligjore për mbajtjen e seancës. Po supozoj që për shkak të kufizimit të lëvizjes i pandehuri nuk ka mundur të vij. Për këtë arsye, në mungesë të tij, u desh ta shtynim seancën”, ka thënë gjyqtarja Kurteshi.
Sipas gjyqtares Kurteshi, ky është rasti i dytë i dhunës në familje që po trajtohet gjatë kohës së pandemisë në Gjykatën e Dragashit. /BetimipërDrejtësi
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.