Muhamedi (savs) është kurora e qiellit

Linda Guraj Linda Guraj Artikuj

Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar, Zotit të të
gjitha botëve. Paqja dhe bekimet qofshin mbi pejgamberin Muhamed (savs), mbi
familjen e tij të nderuar, mbi sahabët dhe mbi të gjithë pasuesit e tij.

Vëllezër të respektuar!

Rastësisht apo jo, pikërisht në muajin rebiu-l-evvel,
karikaturistët arrogantë përsëri filluan të tallen me Pejgamberin tonë të
dashur (savs), përkatësisht, t’i provokojnë muslimanët. Natyrisht, reagimi i
botës islamike nuk mungoi. Nga të gjitha anët i kemi parë muslimanët duke
protestuar, duke kënduar salavate, duke vendosin mbishkrime në profilet e tyre:
‘Unë e dua Muhamedin (a.s.)’, duke shkelur imazhe të njerëzve të
padëshiruar, duke djegur flamuj të shteteve të padëshiruara dhe duke kërcënuar me
bojkotim të produkteve të tyre.

Nga njëra anë, mund të themi se reagimi është i arsyeshëm.
Muslimanët e duan Pejgamberin e tyre (a.s.), dhe për këtë arsye çdo përpjekje
për ta poshtëruar atë e perceptojnë si sulm ndaj qenies së tyre. Disa këtë mund
ta tolerojnë me durim, por disa nuk munden. Disa ndoshta edhe munden, por nuk
duan. Ata duan ta tregojnë krenarinë dhe zemërimin e tyre. Kjo edhe mund të
jetë e mirë, sepse më në fund mund t’i zgjojë dhe t’i trondisë muslimanët. Por mund
të jetë edhe keq, nëse i gjithë ky konfuzion është vetëm një provë e gjendjes
dhe gatishmërisë së muslimanëve për disa ngjarje ose konflikte të mundshme në
të ardhmen e afërt.

Nga ana tjetër, mund të themi se ky reagim ndoshta edhe mund
të jetë i panevojshëm. Pse?

Së pari: “Allahu është Ai, që ka dërguar të Dërguarin e
Vet me udhëzim për rrugën e drejtë dhe fenë e vërtetë, për ta ngritur më lartë
se të gjitha fetë, edhe nëse e urrejnë idhujtarët.”
(Es-Saff, 9) Pra, fenë
e Allahut Islamin askush nuk mund ta poshtërojë ose mposhtë.

Dhe së dyti: „Dhe Ne e kemi ngritur lart emrin
(kujtimin) tënd!“
(el-Inshirah, 4) Allahu i Lartësuar e ka ngritur kujtimin e Pejgamberit,
kështu që në shehadet menjëherë pas emrit të Allahut përmendet emri Muhamed
(a.s.). Madje edhe gjatë ezanit, emri i Pejgamberit tonë të dashur përhapet nga
minaret e larta dhe dëgjohet shumë larg.

Atë që e lartëson Allahu, askush nuk mundet ta
poshtërojë. Prandaj edhe kjo përpjekje për të poshtëruar Pejgamberin (savs), në
fakt, është vetëm shenjë e dobësisë së disa jomuslimanëve, të cilët kanë pranuar
për para të vogla t’ia shesin shpirtin shejtanit të mallkuar. Fatkeqësisht, ata
nuk e dinë se mund ta humbin bukuritë e përjetshme të xhenetit për për një
fitim shumë të vogël. Fatkeqësisht, ata nuk janë të vetëdijshëm se për shkak të
pamaturisë së tyre ata mund të përfundojnë në mbeturinat e historisë, siç kanë
përfunduar shumë para tyre, për të cilët Zoti ynë thotë: „Me të vërtetë, ai
që të urren ty, ai do të mbetët pa përmendur.“
(el-Kethser, 3)

Prandaj, në frymën e zgjimit të përgjithshëm musliman, ne
sot duhet t’i bëjmë vetvetes një pyetje shumë të rëndësishme:

– Pse ne muslimanët e fyejmë Pejgamberin
tonë (a.s.)?

Dëgjoni, ne po e fyejmë?! Si ashtu?

Ne themi se e duam atë, se e ndjekim atë, se shpresojmë
në shefatin e tij, etj. Po a është pikërisht kështu në praktikën tonë?

Sa i lexojmë ne hadithet e Pejgamberit tonë (a.s.)?

Sa e lexojmë Kuranin, kur e dimë që Muhamedi (a.s.),
ishte Kurani që ecte?

Sa i vëmë në praktikë ato që i kemi mësuar?

Pra, ne biem nga provimi në gjërat themelore, për të
cilat, para së gjithash, do të duhej të pyesim se a jemi ne fare muslimanë!

Vëllezër të dashur!

– Çka të themi për hadithin, në të cilin Pejgamberi ynë i
dashur thotë: “Musliman është ai, nga gjuha dhe dora e të cilit, janë të
qetë muslimanët e tjerë.”
(Buhariu)

– Çka të themi për hadithin: “Ruajuni nga
paragjykimi, sepse paragjykimi është rrena më e madhe, mos e spiunoni
njëri-tjetrin, mos i hulumtoni të metat e njëri-tjetrit, mos e keni zili
njëri-tjetrin, mos e mashtroni njëri-tjetrin në tregti, mos e urreni
njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri –tjetrit, mos i ndërhyni
njëri-tjetrit në shitblerje, por, bëhuni robër të Allahut dhe vëllezër në mes
vete ashtu siç ju ka obliguar Zoti i juaj. Muslimani është vëlla i muslimanit,
ai nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen, nuk e ofendon.
Devotshmëria është këtu (bën me shnjë në gjoksin e tij) dhe mjafton e keqja ta
nënçmosh vëllain tënd musliman. Çdo musliman e ka të ndaluar gjakun, pasurinë
dhe nderin e muslimanit tjetër.”
(Buhariu: 4064, 6065 dhe Muslimi: 2563, 2564)

Dhe çka të themi për hadithin: “Kush e ndihmon
vëllain e tij kur ai ka nevojë, Allahu atë do ta ndihmojë kur të ketë nevojë;
kush ia heq një brengë vëllait të tij, Allahu atij do t’ia heq një prej brengave
në Ditën e Gjykimit; kush ia mbulon një të metë një muslimani, Allahu atij do t’ia
mbulojë të metat në Ditën e Gjykimit.”
(Muttefekun alejhi)

Në fund, unë e lus Allahun e dashur që të na bëjë muslimanë
të sinqertë, të cilët në këtë botë (dynja) do ta mbajnë pishtarin e Islamit,
kurse në botën tjetër (ahiret), flamurin e Muhamedit (savs). (…)

O Zoti ynë, na ndihmo në rrugë të mbarë. Largoje të keqen
nga ne, dhe bëje që veprat tona më të mira, të jenë veprat e fundit në këtë
botë!

O
Zot, ndihmoju të rrezikuarve që t’i realizojnë të drejtat e tyre!

O
Zot, çliroje umetin nga pandemia, nga okupatori dhe nga sundimtarët e dhunshëm!

O
Zot, mos na sprovo neve me atë që nuk mund ta përballojmë!

O
Zot, mos lejo asnjëherë që të na poshtërojnë apo mposhtin pabesimtarët.       

O
Zot, bëje që dita jonë më e lumtur të jetë dita e takimit me Ty! Dhe, me
mëshirën Tënde na vendos në xhenetin e përjetshëm! Amin! 

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-