MSH kërkon nga qytetarët që të vaksinohen kundër gripit sezonal

Opoja.net Opoja.net Shëndeti

Ministria e Shëndetësisë i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta vaksinohen kundër gripit sezonal.

Kjo thirrje është përmes një komunikate për media nga kjo ministri.

“Me qëllim të mbrojtjes nga Gripi sezonal, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vendit, sidomos grupeve të rrezikut siç janë: personat mbi 65 vjeç; të sëmurët kronikë; shtatzënat dhe lehonat; fëmijët mbi 6 muaj që mund të kenë predispozita për ndonjë sëmundje; por edhe grupeve të tjera të popullatës që të vaksinohen kundër Gripit”, thuhet në komunikatë.

Tutje në komunikatë thuhet se MSH ka siguruar sasi të mjaftueshme kundër këtij gripi.

“Ministria e Shëndetësisë ka siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave kundër Gripit sezonal dhe doza të konsiderueshme janë shpërndarë përmes IKSHPK-së në njësitë e vaksinimit të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër komunat e Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Me qëllim të mbrojtjes nga Gripi sezonal, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vendit, sidomos grupeve të rrezikut siç janë: personat mbi 65 vjeç; të sëmurët kronikë; shtatzënat dhe lehonat; fëmijët mbi 6 muaj që mund të kenë predispozita për ndonjë sëmundje; por edhe grupeve të tjera të popullatës që të vaksinohen kundër Gripit.

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave kundër Gripit sezonal dhe doza të konsiderueshme janë shpërndarë përmes IKSHPK-së në njësitë e vaksinimit të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër komunat e Kosovës.

Deri tash, në institucione shëndetësore janë shpërndarë mbi 140 mijë vaksina, ndërsa në stoqet e MSh/IKSHPK, ka sasi të mjaftueshme për të vaksinuar qytetarët që bien në grupet e rrezikut dhe të interesuarit e tjerë.

Vaksinat të cilat po përdoren sivjet, janë katër shtamëshe, që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj viruseve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal. Ato janë, gjithashtu, parakualifikuara sipas standardeve të OBSh-së dhe garantojnë cilësinë dhe sigurinë e tyre.

Prandaj, me qëllim që mbrojtjes së këtyre grupeve më të rrezikuara, por edhe të tjerëve dhe uljes së ngarkesës së sistemit shëndetësor gjatë pandemisë COVOD-19, MSh u bën thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë mundësinë për t’u vaksinuar.

MSh falënderon Zyrën e UNICEF-it në Kosovë për bashkëpunimin e vazhduar në sigurimin e vaksinave kundër Gripit sezonal.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-