MSh-ja paralajmëron masa shtesë për zgjedhje, AUV-i me 104 inspektorë në terren

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ministria e Shëndetësisë do të marrë masa shtesë anti-Covid gjatë ditës së zgjedhjeve, më 14 shkurt.

Zëdhënësi i MSh-së, Faik Hoti, në një përgjigje për Ekonomia Online ka treguar se për zgjedhjet nacionale që do të mbahen në Kosovë, do të merren edhe masa të tjera, krahas atyre që u zbatuan në zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut disa javë më parë.

“KQZ-ja sipas udhëzimeve të MSh/IKShPK dhe manualit për parandalimin dhe luftimin e Covid-19 i ka organizuar zgjedhjet lokale në Podujevë e Mitrovicë në dhjetor 2020 të njëjtat rregulla vlejnë edhe tani, vetëm se duhet përforcuar për shkak se këto janë zgjedhje nacionale dhe mbahen në gjithë vendin”, tha Hoti.

Për të parë nga afër zbatimin e masave do të angazhohen 104 inspektorë, ka konfirmuar për EO, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaç.

“Ne i kemi rreth 90 inspektorë të angazhuar nga ministria e Shëndetësisë dhe të gjithë ata janë të angazhuar vetëm në mbikëqyrje të zbatimit të masave anti-Covid kurse do të jenë edhe 14 inspektorë të agjencisë të punësuar më herët. I gjithë ky numër do të jetë i angazhuar ditën e zgjedhjeve dhe janë duke punuar edhe në këto ditë të fushatës”.

Thaçi poashtu ka treguar se janë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës e KQZ-në lidhur me masat parandaluese.

“Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dje bashkë me udhëheqës të Policisë së Kosovës dhe kryetaren e KQZ-së ka mbajtur një takim për të bashkërenduar aktivitetet pikërisht për mbikëqyrjen e zbatimit të masave anti-Covid si në kohë fushate si në ditën e zgjedhjeve. Ne si autoritet kemi shprehur gatishmërinë që brenda kompetencave ligjore e institucionale që burojnë nga Ligji anti-Covid dhe ligjet e tjera të aplikueshme në Kosovë do të jemi në terren çdo ditë për të mbajtur nën kontroll zbatimin e masave nga kushdo që i shkelë apo papërjashtim”, shtoi Thaç. “Faktikisht ne për mbikëqyrjen e zbatimit të masave anti-Covid jemi në koordinim me Policinë e Kosovës. Ne jemi mekanizma shtetëror që jemi në frontin e parë e parandalimit të grumbullimit mbajtjes së distancës e mbajtjes së maskës. Dhe në këtë pikë në jemi duke zhvilluar aktivitete nga orët e hershme të mëngjesit deri në orët e vona të natës kur përfundon edhe qarkullimi i qytetarëve. Policia janë duke shqiptuar gjoba për persona fizik dhe ne jemi duke shqiptuar gjoba për të gjithë përsonat juridik si shkelës të masave”.

Gjithashtu sipas Thaçit njësoj siç kanë vepruar në zgjedhjet lokale në Podujevë e Mitrovicë të Veriut edhe në këto zgjedhje ekipi mobile e agjencisë do të punojë në parandalimin e shkeljes së Ligjit Anti-Covid.

“Ne edhe sikurse në zgjedhjet që janë mbajtur në Podujevë dhe në veri të Mitrovicës ne të njëjtën do ta bëjmë edhe në këto zgjedhje do të jemi në terren me të gjitha kapacitete tona që ne i kemi. Fillimisht duke mbikëqyrë vendvotimet dhe duke dhënë vërejtje çoftë për votuesit, çoftë për personat që punojnë në vendvotime. Ne do të jemi me ekipet tona mobile në terren që të parandalojmë grumbullimin e njerëzve” ka shtuar Thaçi.Thaçi u ka bërë thirrje të gjithë politikanëve që të kujdesën për shëndetin e qytetarëve, raporton EO.“Ju bëjmë apel të gjitha partive politike, gjithë kandidatëve për deputet që mbi çdo garë dhe kauzë politike qëndron jeta dhe shëndeti i qytetarëve dhe ata të mundohen në çdo rast që mos ti shkelin masat e vendosur nga vet Parlamenti i Kosovës dhe nga vendimet e Qeverisë e Mekanizmave të Ministrisë së Shëndetësisë sepse ne si mekanizma mbikëqyrës do të jemi të pakompromis ndaj secilit shkelës që haset në terren ne do të jemi aty dhe do shqiptojmë masa ndëshkimore ndaj tyre”, ka deklaruar Thaçi

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-