Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme stabil, në fundjavë pritet rënie të temperaturave

Opoja.net Opoja.net Kosova

Gjatë pesë ditëve të ardhshme moti parashihet të jetë stabil me rritje të vlerave termike, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Nga e premtja pritet të ketë riga shiu, ndërsa në fundjavë parashihet rënie të temperaturave e edhe borë.

Të hënën moti do të jetë i vranët e me intervale me diell, ndërsa në mëngjes parashihet mjegull, kryesisht në ultësira.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius”, thuhet nga IHMK-ja.

Të martën parashihet mot i ngjashëm, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë celsius.

Të enjten do të jetë mot i ngjashëm, ndërsa të premten moti do të jetë i vranët e me riga shiu.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-