Manchester United njoftoi këtë të martë për shkëputjen e kontratës me Cristiano Ronaldon.
Pas shkëputjes së kontratës, sulmuesi portugez nga tani ka mbetur edhe lojtar i lirë.
Derisa pritet të mësohet e ardhmja e tij, tashmë kanë filluar edhe spekulimet rreth saj.
Piers Morgan, gazetari që realizoi intervistën “bombë” me Ronaldon javë më parë, ka bërë një postim në “Twitter” që gjithashtu ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
“Koha për Fazën 2”, ka shkruar Morgan, teksa ka publikuar një fotografi me 37-vjeçarin.
Fotografia është e shkëputur nga një intervistë e mëhershme, kur Morgan ia kishte dhuruar Ronaldos një fanellë të personalizuar të Arsenalit.
Morgan njihet si tifoz i flaktë i klubit londinez.
Ndërkohë po flitet edhe për një rikthim të mundshëm të portugezit te Real Madrid./Demokracia.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.