Fal funksionimit të suksesshëm, ndërmarrja për prodhimin e moblijeve nga druri “ Coli dekor “ ka hapur edhe shou rumin e saj të ri të prezantimit.
Pjesë e solemnitetit të hapjes së showroom-it të ri, përveç familjarve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të pronarit, Malësor Krasniqi, ishin edhe zyrtarë të pushtetit komunal të Dragashit. Kontabilisti i kësaj ndërmarrje, Laurat Krasniqi, tha se fal përkushtimit dhe punës profesionale “ Coli dekor” po i zgjeron kapacitetet e saj edhe me hapjen e kësaj ekspoziture.
Një gjë e tillë po arrihet, fal edhe besueshmërisë së fituar tek klientët e shumtë përgjatë gati një dekade. Ai thotë më tej, se të arriturat e kësaj mobilerie janë fal investimeve dhe punës që bëhet këtu, ndërsa mbështetja institucionale qoftë për ndonjë lehtësirë minimale ka munguar.
Ndërkaq, drejtori i Administratës në komunën e Dragashit, Eroll Bajrami, tha se hapja e kësaj ekspoziture të mobilerisë “ Coli dekor” fal funksionit të saj të suksesshëm, duhet të jetë model edhe për ndërmarrjet tjera që veprojnë në këtë komunë. Aktualisht në këtë mobileri janë të angazhuar 7 të punësuar, ndërsa shoëroom-i është hapur në fshatin Brezne, përgjatë rrugës Prizren- Dragash.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.