Autor: Hysen Bojaxhiu
Ministria e Shendetësis së bashku me Ministrinë e Arsimit me rekomandim të IKSHP-së ka vendosur që viti i ri shkollor të shtyhet edhe për dy javë pra deri më 26 shtator.
Tani bëhen 13 ditë që kur duhej të fillonte mësimi. Janë bërë shtyerje për një periudhë 13 ditore edhe pse është periudhë e gjatë, por përsëri është e kuptueshme. Vetëm se tani që shtyhet prap viti shkollore edhe për dy javë vërtet është e pa kuptueshme dhe jo në rregull. Të vetmit të cilët po dëmtohemi jemi ne nxënësit.
Edhe në kushte normale po krijohen vështirësi që të bëhet implementimi i tërë plan-programit mësimor e le më tani kur jemi në kushte jo normale. Pyetja që do ta bënte gjithësecili është:” Po zgjedhje si do të mbahen?”. Po fushatat e mbushura me njerëz që askush nuk guxon t’i ndërpres. A do të ndalen ato? Lokalet janë të mbushura me njerëz ku një pjesë e tyre janë nxënës që do të duhet të shkonin në shkollë mirë po ata tani kohën e kalojn në lokale e në vende me grumbullim njerëzish. Gjenerata të tëra po humbin shumë.
Mësimi online u pa që nuk është funksional. E që më shumë po e pësojnë nxënësit e shkollës fillore të cilët tani vetëm e marrin bazën e arsimit.
Si mund të fillojnë mësimin online nxënësit e klasës së parë kur ata kanë nevojë më së shumti për prezencën e mësuesit dhe që ka ndodhur që nuk kanë arritur t’i marrin njohurit siç duhet kur ka qenë në prezenc fizike e le më online.
Si nxënës i klasës së 12-të me kalendarin shkollorë unë mësimin duhet ta përfundoj me 16 maj.
Pra i bie që ne do të bëjmë mësim rreth 146 ditë. Dhe prap nuk dihet saktësisht nëse do të filloj mësimi me 26 shtator. Testi i maturës është një sfidë më vete për ne e që nga e cila varet e ardhmja jonë. Cilat janë planët që ka bërë ministria? Mos vallë do të shkoj edhe ky vit ashtu si i kaluari. Tek vaksimimi i mësimdhënësve, pse nuk përdoret autoriteti i Ministrisë që të gjithë të vaksionehen? Këtu e keni prap fajin ju Ministria e Arsimit si dhe e Shëndetësisë!
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.