Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka përkrahur 60 shkolla të mesme në gjithë Kosovën në duke përfshirë edhe shkollën e mesme në Dragash, “Ruzhdi Berisha”.
Projekti ka të bëjë me shkollat ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë tjera përpos gjuhës shqipe. Pajisjet e shpërndara janë të teknologjisë së fundit.
Kompjuter, printer 3d, projektorë, dhe shumë pajisje të tjera shoqëruese për servisimin e kompjuterëve. Këto pajisje do të ndikojnë drejtpërdrejt në stimulimin e punës së profesorëve dhe duke rritur cilësinë e arsimit.
“Investimi në arsim është një investim në zhvillimin ekonomik të Kosovës,” tha zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik Umen Baldzi./Opoja Sot/Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.