Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka konfirmuar një rast të dyshimtë me linë e majmunëve.
Sipas komunikatës, pacienti i dyshuar, një burrë nga komuna e Dragashit, është pranuar dje në Klinikën Infektive.
Burri është i moshës 69- vjeçare.
Është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK me datën 03/06/2022 dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike. Gjendja e pacientit është stabile. Po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.
Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Holandë kurse rezultatet do të bëhen të ditura më pas.
Sipas Ministrisë situate është stabile.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.