Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje kosovarëve të largohen nga Ukraina

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që të largohen sa më parë nga Ukrania.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se tashmë nuk mund të përjashtohet më fillimi i një konflikti të hapur të armatosur.

MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë drejt Urainës, ndërsa atyre që ndodhen atje, u ka bërë thirrje të largohen sa më parë.

Për informacione aktuale dhe ndihmë konkrete, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë në numrin: + 420 257 217 775 ose në adresën e emailit: embassy.cz.republic@rks-gov.net, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

MPJD iu bën thirrje qytetarëve kosovarë të largohen sa më parë nga Ukraina

Pas rritjes dramatike të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, të shkaktuara nga prania dhe lëvizjet e mëdha të trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, tashmë nuk mund të përjashtohet më, fillimi i një konflikti të hapur të armatosur.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës iu bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të mos udhëtojnë drejt Ukrainës dhe nëse ndodhen atje, të largohen sa më parë.

Për informacione aktuale dhe ndihmë konkrete, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë në numrin: + 420 257 217 775 ose në adresën e emailit: embassy.cz.republic@rks-gov.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-