Në këto ditë të vështira dimri, siç po ndiqni edhe videon, duke parë gjendjen e rëndë pas të reshurave të borës në komunën e Dragashit, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka intervenuar që kompania ” Sed Tours” nga Arbanasi i Prizrenit që të angazhohet në zhbllokimin e rrugëve në këtë komunë, ku trashësia e borës në viset më të larta malore ka arritur një metër .
Sipas kryetarit të komisionit për situata emergjente në Dragash, Bekim Qusaj, aktualisht është bërë e mundshme hapja e rrugës në fshatin Radeshë, ndërsa në vijim pritet të intervenohet edhe në fshatra të tjera, si dhe pritet të zhbllokohen edhe rrugët që e lidhin Dragashin me vendbanimet kufitare të Republikës së Shqipërisë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.