Aeroporti i Bazelit është një nga aeroportet e vetme në botë që administrohet nga Franca dhe Zvicra.
Aeroporti i Bazelit fluturon në tridhjetë e dy vende, me afro nëntë milionë pasagjerë në vitet që kaluan.
Në dhjetor të vitit 2021 ky aeroport shënoi 4447 fluturime.
Numri më i madh i fluturimeve përsa i përket një aeroporti, pasagjerëve, renditi Prishtinën, (Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari).
Prishtina është lider i qartë me 418 000 pasagjerë, i ndjekur nga Stambolli me 234 400 dhe Palma de Mallorca me 148 700 pasagjerë.
Ndërsa, në tërësi për nga numri i fluturimeve ishin nga Spanja në disa aeroporte, e ndjekur nga aeroporti i Prishtinës, pastaj, Turqia, Italia dhe Franca ishin në krye të fluturimeve të tyre/albinfo.ch.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.