Mënyra e re e vjedhjes së veturave… me Nokia 3310

Opoja.net Opoja.net Teknologji

Një mënyrë e re e vjedhjes së veturave është vënë re në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ndihmën e telefonit legjendar Nokia 3310, shkruan “Vice”.

Në një video të shkurtër në YouTube, “Motherboard” tregon se si të nisësh me sukses një Toyota RAV4 me një kabllo dhe një klikim në një Nokia 3310. Megjithatë, realiteti është pak më i komplikuar.

Në fund të fundit, telefoni i vjetër është vetëm një maskë për një pajisje speciale që i ndihmon hajdutët të eliminojnë sistemet e sigurisë së automjetit.

Siç tregon video, me lehtësi të pabesueshme, kriminelët mund t’i përdorin këto pajisje për të ndezur motorin e një veture në vetëm disa sekonda, të gjitha pa çelës.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-