Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim 25 ushtaret e reja të FSK-së, të cilave iu uroi mirëseardhje dhe sukses në shërbimin e tyre në garantimin e paqes për të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim.
Më tej, Ministri Mehaj, tha se një ndër objektivat kryesore të tij, është rritja e përqindjes së vajzave dhe grave në FSK, duke theksuar se: “Forca duhet të reflektojë përbërjen e popullit sepse besojmë thellësisht se si burrat dhe gratë e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë e vdesin për të”.
Gjatë këtij takimi, ushtaret e reja patën rastin të përshkruajnë rrugëtimin e tyre që nga aplikimi dhe deri tek dita e dhënies së betimit si ushtare të FSK-së, duke e përshkruar atë si ditën më të lumtur të jetës së tyre dhe te familjarëve, tran.
Ato theksuan se duke para se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, si institucione me besueshmërinë më të lartë në vend, si dhe transparencën dhe objektivitetin gjatë proceseve të mëparshme të rekrutimit, u dhanë motiv të lartë për të aplikuar dhe për të realizuar ëndrrat e tyre për të veshur uniformën ushtarake, në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
Në fund të këtij takimi, Ministri Mehaj kërkoi nga to që të japin kontributin e tyre për të ftuar të rejat e vendit që të përgatiten për aplikimin në konkursin e ardhshëm që pritet të hapet më datë 28 nëntor të këtij viti.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.