Mediat serbe i janë gëzuar lajmit që stadiumi 974 në Katar nuk do të vije në Kosovë por do të përfundojë në Tunizi.
Ato pa turp kanë shkruar se stadiumi ku Xhaka dhe Shaqiri heshtën popullin serb, do të mbetet vetëm një dëshirë për Kosovën, transmeton Demokracia.com.
“Siç raportohet nga burime të mirëinformuara, objekti i mrekullueshëm i palosshëm po zhvendoset në Tunizi. Edhe Kosova e donte këtë stadium por kjo mbetet vetëm një dëshirë”, ka shkruar portali nacionalist Kurir.
Kosova ishte e para që e kërkoi këtë stadiumi, presidenti i FFK-së, Agim Ademi kishte negociuar me krerët e Katarit që stadiumi i ndërtuar me kontejnerë pas Botërorit të zhvendoset në Kosovë, por duket se shpenzimet marramendëse për ta transferuar në vendin tona, ka bërë që Kosova të heq dorë. /Demokracia.com
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.