Kandidati për kryetar të Komunës së Dragashit nga ana e LDK-së, Selim Kryeziu ka dalë i pari në raundin e parë të zgjedhjeve komunale.
Pas fitores, e cila erdhi për herë të parë që nga viti 2004 kandidati për kryetar së bashku me anëtar dhe simpatizant të LDK-së kanë ngrit dolli me birra dhe nën tingujt e muzikës folklorike në njërën nga kafiteritë e fshatit Brezne të Dragasgit.
Selim Kryeziu në balotazh do të ketë punë me kandidatin e PDK-së, Shaban Shabani, i cili u radhit i dyti me rreth 400 vota më pak.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.