Te motorët dizel, kur hiqet këmba nga papuçja e gazit, shpenzimi i karburantit bie në zero, mirëpo jo edhe te motorët me benzinë, të cilët atëherë mbajnë shpenzimin minimal
Qe përse është kështu:
A është e saktë që vetura teposhtë nëse është në marsh (motori frenon) vërtet shpenzon zero litër në një kilometër, siç tregon matësi i rrugës, apo ajo është matje e gabuar?
Kjo është pyetje e shpeshtë e pronarëve të veturave, shkruan Autoportal, përcjell Telegrafi.
Përgjigjja është kjo:
Te motorët dizel, të cilët forcën e rregullojnë me ndryshimin e sasisë së karburantit të injektuar, me rastin e frenimit me motor (duke hequr këmbën nga papuçja e gazit, përkatësisht akseleratori), shpenzimi i karburantit është zero, sepse mbyllet qarkullimi i karburantit në motor.
Te motorët me benzinë, të cilët thithin ajër dhe me atë rast përpjesëtimisht me injektimin e karburantit (në matësin stehiometrik: 1 gram karburant në 14,7 gramë ajër), atëherë shpenzohet sasi minimale e karburantit (në decilitra/orë).
Në të vërtetë, kur hiqet këmba nga papuçja e gazit kapaku thithës nuk mbyll tërësisht qarkullimin e ajrit, përkatësisht sasia minimale e nevojshme, që motori me atë rast të mos fiket, thith nëpërmjet ‘bypassit” rreth kapakut thithës, andaj moduli drejtues, injekton sasinë përkatëse minimale të karburantit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.