Deri në këto ditët e fundit çmimet e derivateve në vendin tonë nuk kanë gjetur stabilitet, duke ndryshuar ndonjëherë nga dita në ditë.
Rritja e çmimeve të derivateve është përcjellur dhe po përcillet me shqetësime e reagime të shumta nga qytetarët e vendit.
Aktualisht në Kosovë një litër naftë sillet nga 1.50 euro deri në 1.58 euro, ndërkaq benzia është duke u tregtuar deri në 1.38 euro.
I pari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka paralajmëruar se ditëve në vijim mund të ketë ulje të çmimit të derivateve.
Ai shtoi se nuk mund të thotë se çfarë çmime do të ketë, pasiqë sipas tij ka lëvizje në berzh.
Megjithatë sipas Berjanit trendi është në rënie, që do të thotë se çmimet mund të jenë më të lira përgjatë ditëve në vijim.
“Sa i përket ditëve në vijim nuk mund të themi se çfarë çmime do të kemi sepse ka lëvizje në berzh. Por trendi është në rënie, që do të thotë çmimet mund të jenë më të lira se këto në ditët në vijim”, tha Berjani.
Ndërsa ka treguar edhe për çmimet e tanishme të derivateve të naftës dhe benzinës që janë në treg.
“Sa i përket çmimeve të derivateve në Kosovë sot çmimet sillen 1 litër naftë, 1 euro e 58 cent, ndërsa benzina, 1 euro e 38 cent”, tha ai për KosovaPress.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.