Pas vendimit për shpalljen e 14 shkurtit si datë për zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend, KQZ ka filluar përgatitjet.
Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ’së ka thënë për Portalin Opoja.net se aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve do të filloi më 8 janar.
“Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 8 janar dhe përfundon më 16 janar 2021;Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 1 shkurt 2021”, ka thënë ai.
Gjithashtu, Elezi bëri të ditur se kur do të fillon fushata zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët.
“Fushata Zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët fillon më 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt 2021”, ka thënë ai.
Portali “Opoja.net” paraqet ofertë speciale për reklamim gjatë “Fushatës Zgjedhore” për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt 2021.
Kjo ofertë ka për qëllim që t’ua mundësojë subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës të reklamojnë aktivitetet e tyre elektorale gjatë fushatës zgjedhore 2021.
Oferta është jashtëzakonisht e favorshme dhe ofron disa hapësira reklamuese dhe përcjellje të aktivtetit politik gjatë gjitha ditëve të fushatës, prandaj për çmimin dhe më shumë informata kontaktoni në numrin e telefonit +38345563059
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.