Mbyllet ProCredit Banka në Dragash

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

ProCredit Bank dega në Dragash është mbyllur, që nga sot më 1 korrik shërbimet bankare të ProCredit nuk mund ti kryjeni në Dragash.

ProCredit Bank ishte lidere e bankave në Dragash, kjo bankë u hap në shkurt të vitit 2007, dhe ishte filiali 33-të i kësaj banke në Kosovë, që në atë kohë zgjerohej me hapa të shpejtë. Mbyllja e saj, pas 8 vjetësh veprimtarie, i ka dëshpëruar në radhë të parë punonjësit e saj, por edhe klientët e shumtë, të cilët që tani kanë filluar të mendojnë për hapje të llogarive në ndonjërën nga bankat tjera që veprojnë në këtë qytezë.

“Është mbyllur dega e ProCredit Bankës në Dragash, shenjë se ekonomia e kësaj komune to tkurret vazhdimisht si pasojë e migrimit të vazhduar të banorëve të kësaj ane dhe nga politikat ekonomike tani më botërisht të njohura që janë në disfavor të prodhimin vendorë e askush se qan kokën të lëshuar pas karrigeve dhe pushtetit e kanë harruar se duhet të bëhet diçka edhe në të mirë të popullit të vetë” ka thënë Burim Piraj.

“Tani kur po i dëgjoj që thonë kriza Greke se prekë Kosovën!!!
Njëjtë sikur me thënë se vala e detit nuk e përmbysë anijen e vogël” ka përfunduar Burim Piraj. (Opoja.net)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-