Pas të reshurave të borës komunikacioni në rrugën Kullë-Rozhajë është e mbyllur për qarkullim e të gjitha mjeteve. Derisa edhe paraditen e së shtunës rruga ishte bllokuar, por pasdite ishte hapur për lëvizjen vetëm të automjeteve.
Derisa rruga nga Peja deri në Kullë është e kalueshme.
Xhevdet Morina, zyrtar i lartë i Ministrisë së Infrastrukturës për Dukagjin, tha për Gazetën Sinjali se rruga Pejës-Kullë është e hapur pjesa e Kosovës dhe është e kalueshme ku intervenohet 24 orë.
“Derisa pjesa e rrugës Kullë-Rozhajë në Malin e Zi thuhet se është e pakalueshme si shkak i reshjeve të shumta”, tha Morina.
Mbylljen e rrugës e konfirmoi për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës Fadil Gashi.
Edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pikë kalimi kufitarë në Kullë është mbyllur.
Ndërsa sipas informacioneve nga Dega e Sigurisë në Rozhajë, rruga është mbyllur mëngjesin e sotëm në për shkak të reshjeve të borës. Sipas tyre rruga ishte mbyllur edhe të shtunën paradite dhe pasdite ishte hapur për qarkullimin e veturave
Ekipet e kompanisë Crnagoraput janë në terren për të rivendosur komunkacionin në atë pjesë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.