Mbledhja e Qeverisë Komunale në Dragash: Vendimet e rëndësishme për zhvillimin në Vitin 2024

Opoja.net Opoja.net Opoja

Mbledhja e dytë e rregullt e Qeverisë Komunale në Dragash për vitin 2024, e udhëhequr nga kryetari i Komunës, z. Bexhet Xheladini, solli një sërë vendimesh të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e përgjithshëm të qytetit. Disa nga pikat kryesore të rendit të ditës përfshijnë diskutimet për rregullimin e Tregut të Gjelbër, renovimin e ndërtesave të banimit kolektiv, aktivizimin e Arkivit të Komunës, dhe hartimin e rregullores për organizimin e brendshëm të administratës komunale.

Në mbledhje, u autorizua Drejtoria e Urbanizmit për të filluar procedurat për zbatimin e politikave komunale në Tregun e Gjelbër, duke përgatitur një propozim-vendim për Kuvendin e Komunës. Po ashtu, Drejtoria përkatëse u autorizua për të përgatitur projektin e renovimit të kulmeve dhe izolimit të ndërtesave të banimit. Komisionet u formuan për hartimin e rregullores së brendshme administrative dhe revidimin e projektin e fabrikës për ujësjellësin qendror.

Gjithashtu, Drejtoria e Urbanizmit u obligua të fillojë urgjentisht procedurat për projektin e renovimit të Muzeut, Bibliotekës, dhe objekteve të tjera kulturore në qytet. Në lidhje me një kërkesë të Hidroregjionit Jugor, u mor vendim për ndarjen e truallit prej 10 ari për nevojat e Hidroregjionit në Dragash. Po ashtu, të gjitha drejtoritë u detyruan të evidentonin asetet komunale jashtë përdorimit për të filluar procedurat për ankandin publik për shitjen e tyre. Ky ngjarje shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qytetit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për banorët e Dragashit. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-