Të hënën është mbajtur mbledhja e Shtabit Emergjent në komunën e Dragashit, ku anëtarët e Shtabit Emergjent kanë diskutuar për gjendjen aktuale të emergjencës shëndetësore.
Kryetari i komunës Shaban Shabani, ka falënderuar anëtarët e Shtabit Emergjent, administratorët, policinë, stafin shëndetësor, inspektoratin dhe gjithë qytetarët e komunës të cilët po i zbatojnë në përpikmëri të gjitha masat e nivelit qendror e lokal.
Bashkëpunimi i mirë mes të gjithë këtyre akterëve është indikator që deri më tani në Dragash, fatmirësisht nuk është konfirmuar zyrtarisht asnjë rast me COVID-19. Pavarësisht kësaj ne ende i ekspozohemi rrezikut. Në mënyrë që kjo situatë emergjente të menaxhohet sa më mirë, është kërkuar koordinimi mes të gjithë akterëve relevant për tejkalimin e pandemisë.
Qëndrimi në shtëpi, ruajtja e distancës dhe respektimi i rekomandimeve të IKSHPK dhe MSH ndikon drejtpërdrejt në parandalim. Prandaj ju lutemi qëndroni në shtëpi!
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.