Drejtoria e Arsimit në Dragash për herë të dytë , po organizon Garat e XXI të Fizikanëve të Rinj që u mbajtën sot me 18 .01.2020. (e shtunë) në ora 11.00 në sallën e Kuvendit Komunal në Dragash.
Pas pjesëmarrjes së sukseshme të nxënësve tanë në Olimpiadën Republikane të Fizikës vitin e kaluar, Drejtoria e Arsimit në Dragash planifikon që ky ekipe me nxënës të përzgjedhur nga Garat e XXI-ta Komunale të Fizikanëve të Rinj ta përfaqsojnë komunen e Dragashit përsëri në Garat Republikane të Fizikanëve të Rinj.
Garat Republikane të Fizikantëve të Rinj të Kosovës do të mbahen më: 25 janar 2020 (e shtunë) në orën 11.00 në Departamentin e Fizikës. Ky organizim po mbahet në bashkëpunim me Shoqatën e Fizikantëve të Kosovës.
Numri i nxënësve që do të marrin pjesë në Garat Republikane do të jetë, nga një nxënës për klasë të IX, X, XI dhe XII, pra gjithsejt 4 nxënës nga komuna e Dragashit.
Planifikohet që dy ekipe me nxënës të përzgjedhur nga Garat e XXI-ta Republikane të Fizikanëve të Rinj ta përfaqsojnë shtetin e Kosovës përsëri në këto dy Olimpiada me renome ndërkombtare, IPhO2020 dhe në EUPhO2020, që do të mbahen në Lituani dhe Rumani.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.