MAShTI së shpejti finalizon procesin e hartimit të Kurrikulës për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, shumë shpejt pritet ta finalizojë draftin e Kurrikulës për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme.
Ky dokument i rëndësisë së veçantë për zhvillimin e fëmijëve në moshën e hershme, po hartohet nga një grup gjithëpërfshirës, duke përfshirë edukatorë\drejtorë të institucioneve parashkollore, profesorë nga fakultetet e edukimit, zyrtarë nga MAShTI dhe hulumtues nga Instituti Pedagogjik i Kosovës.
Hartimi i Kurrikulës për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, ka filluar në janar të këtij viti dhe deri më tani grupi punues ka draftuar kapitujt kryesor të këtij dokumenti siç janë:
Teoritë e të nxënit,
Kompetencat,
Qasja pedagogjike, dokumentimi dhe vlerësimi i progresit.
Dokumenti si draft i parë pritet të finalizohet në muajin korrik, për të cilin MAShTI para finalizimit do të konsultojë edhe njëherë akterë me rëndësi në zhvillimin e fëmijëve në moshën e hershme.
I gjithë procesi është duke u mbështetur nga partnerët zhvillimor si: UNICEF, “Save the Chidren” dhe “Caritas” zviceran.
Ndryshe, në Strategjinë e Arsimit 2022-2026, Edukimi në Fëmijërinë e Hershme është renditur si fushë e parë prioritare.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.