Manchester United ka avancuar tutje në kuadër të Europa League duke eliminuar Real Sociedadin.
Në pjesën e parë, skuadrat nuk patën shumë raste, por mysafirët patën rastin më të mirë, transmeton lajmi.net.
Në min (13’), Real Sociedad përfitoi një penalti. Ishte Mikel Oyarzabal i cili humbi shansin për ti dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Në këtë ndeshje debutoi edhe Amad Diallo, i cili u inkuadrua në ndeshje në min (59’) në vend të Daniel James.
Axel Tuanzebe shënoi në min (63′), por goli u anulua nga sistemi VAR.
Rezultati përfundimtar, Manchester United 0-0 Real Sociedad. “The Red Devils” avancojnë tutje pasi kishin fituar ndeshjen e parë me rezultatin 4-0 në Spanjë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.