Manchester City ka arritur fitoren e radhës në Premier Ligë, kësaj radhe kundër Evertonit me rezultat 1-3, shkruan Sinjali Sport.
Golin e parë e shënoi Foden në minutën e 32-të, për ta kaluar Cityn në epërsi.
Kurse, Everton në minutën e 37-të e barazoi rezultatin me golin e shënuar nga Richarlison.
City në pjesën e dytë arriti të rikthehet dhe të shënojë edhe dy herë të tjera.
Dy golat e tjerë për Cityn i shënuan Mahrez dhe Silva.
Me këtë fitore City mbetet në pozitën e parë me 56 pikë të grumbulluara kurse Everton në pozitën e 7-të, me 37 pikë të grumbulluara.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.