Marrëveshja e nënshkruar në mes të Komunës së Dragashit dhe KRM ‘Ekoregjioni’ në prill të këtij viti ka filluar të japë frytet e saj.
Komuna e Dragashit ka njoftuar se ka filluar me ‘shërbime më të mira për qytetarë’. Fjala është fillimin e pastrimit dhe larjes së rrugëve, trotuareve dhe shesheve në qytezën e Dragashit.
Para gati dy muajve Komuna kishte nënshkruar një marrëveshje me KRM ‘Ekoregjioni’ ”për mbledhjen e mbeturinave nëpër vende publike: rrugë, trotuare, shkolla, sheshe, QKMF e AMF dhe të dërgohen në deponinë e mbeturinave. Në emër të marrëveshjes KRM “Ekoregjioni” do të bëjë dhe larjen me ujë të rrugëve kryesore në qendër të qytetit të Dragashit”, siç thuhej në njoftimin e Komunës së Dragashit.
Në njoftimin e Komunës gjithashtu thuhet se kjo e fundit ”është e përkushtuar për një ambient të pastër për të gjithë qytetarët.”/Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.