Drejtori Ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci, thotë se Qeveria duhet ta shtyjë afatin për konvertimin e targave, sikur kërkojnë partnerët e saj ndërkombëtarë, edhe pse vendimi është i ligjshëm.
Peci thotë se kjo cështje duhet të zgjidhet në partneritet të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat po kërkojnë me ngulm shtyrje të afatit, dhe, të Bashkimit Evropian.
“Nuk ka rrugë tjetër më të mençur”, ka shkruar ish-diplomati në Facebook.
Sipas Pecit, çështja e targave mund të rrezikohet pa ardhur në situatën kur ka bllokada dhe tensione dhe pa rrezikuar jetët e policëve të Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Si qytetar i apeloj Qeverise se Kosoves per shtyerjen e afatit per nderrimin e targave ilegale te poseduesve te veturave ne ato te RKS, perkunder faktit qe vendimi i saj eshte legal dhe legjitim.
Kete ceshtje duhet ta zgjedhim ne partneritet te plote me SHBA-te dhe BE-ne, dhe nuk ka rruge tjeter me te mencur.
Nese veprojme ndryshe, jam i bindur qe do te ballafaqohemi me nje situate te ngjajshme me shtatorin e vitit te kaluar, por kete here ajo do te jete shume me e paparashikuar.
Nuk kemi nevoje qe te rrezikojme jeten e policeve tone, kur gjerat mund te rregullohen edhe pa masa policore, dhe ate ne bashkepunim me perendimin.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.