Komuna e Dragashit me 17 shtator të këtij viti kishte shpallur ‘njoftimin për dhënie të kontratës’ për projektin “Ujësjellësi kryesor – Vazhdimi i punimeve (Projekt tre vjeçar)”.
Grupi i operatorëve të shpërblyer me kontratë janë N.P.T. “Fanaj Inxhinjering” dhe “LALA”, shpk.
Një javë pas këtij vendimi, OSHP-ja, ka pranuar ankesë nga konsorciumi Puna Sh.p.k & N.N INFRA PLUS.
Në ankesën e bërë nga ky konsorcium thuhet se Komuna e Dragashit e ka shpërblyer me kontratë operatorin e njëjtë i cili ishte shpallur i papërgjegjshëm.
“Autoriteti Kontraktues edhe pas rivlerësimit 4X në kundërshtim me vendimin e OShP-së, e ka rekomanduar për kontratë grupin e operatorëve N.P.T. “Fanaj Inxhinjering” dhe “LALA”, shpk, njëjtë si herën e kaluar, të cilët nuk i kanë plotësuar kërkesat e vendosura dhe të kërkuara në dosjen e tenderit dhe të njoftimit për kontratë”, thuhet në ankesë.
Për këtë tender Gazeta Jeta në Kosovë, ka shkruar vazhdimisht. Ky tender është duke u zvarritur tash e disa vite.
Qytetarët e Dragashit janë duke u privuar nga furnizimi me ujë për shkak të shkeljeve të vazhdueshme ligjore që janë duke u bërë nga Komuna e tyre. Projekti për shtrimin e rrjetit të ujësjellësit ka nisur për herë të parë në qershor të vitit 2016 ende nuk është finalizuar.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.